Loredana Zefi “luan” futboll me disa fëmijë në Prishtinë

Pas disa ditëve qëndrimi në Shqipëri, Loredana është kthyer në Prishtinë.

Në një nga lagjet e kryeqytetit këngëtarja ka takuar disa nga fansat e saj me të cilët edhe ka ndaluar, derisa shfaqet duke luajtur me top me ta.

Në videon e publikuar nga mikesha e saj më e mirë, Zefi ka treaguar aftësitë e saj edhe në zhonglimin e topit.

Theksojmë se Loredana ndodhet në Kosovë, vetëm pak ditë pasi dha lajmin për ndarjen me Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Hana.

““Hej njerëz,disa tashmë kanë vënë re ose kanë dyshuar se ka problem sërish mes meje dhe Mozzik. Ne thjesht jemi dy kokëfortë që nuk mund të qëndrojmë me njëri-tjetrin e as pa njëri-tjetrin.

Koha e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshnim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.

Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album dhe që u munduam sërish. Jam vërtet kurioze se çfarë mendoni për albumin. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime.

Ruani për vete akuzat. Unë kam bërë shumë gjëra në jetën time, por nuk e bëra këtë herë. Megjithë ndarjen tonë, ne arritëm të shkonim mirë dhe të rrisim Hanën së bashku dhe të ishim në gjendje të bisedonim me njëri -tjetrin”, shkroi Loredana në postimin e bërë.