“Loti në sy i ka ngelur nënës dhe babës”, vëllai i heroit Arjan Sala i bën thirrje prokurorisë: Për atë nip të vogël…

Edmond Sala, vëllai i Arjan Salës heroi i cili shpëtoi jetën e kolegëve të tij në tragjedinë e ndodhur në Casa Italia ka dhënë një deklaratë për mediat ku u shpreh i zhgënjyer nga ana e veprimeve të autoriteteve të cilat edhe pas më shumë se një viti ende nuk kishin zbardhur asnjë informacion të mëtejshëm nga ngjarja.

“Vëllai im iku si hero duke shpëtuar jetë njerzish por shumë nëna do kishin qarë e duke pritur 3 ditë për nxjerrjen e trupave në atë bodrum të mallkuar por loti në sy i ka ngelur nënës dhe babës tim edhe për atë nip te vogël që na ka lënë. Heronjtë nuk vdesin kurrë por të drejten e vetë e duan uroj të reflektohet nga ana e prokurorisë më shumë se 12 muaj peng dosja as një informacion”, shprehet vëllai i heroit Edmond Sala.

Arjan Sala, vdiq në moshën 32 vjeçare. Prej vitesh ishte punonjës sigurie i një kompanie private. Ai ishte babai i një fëmije të mitur dhe jetonte me bashkëshorten, djalin, nënën dhe babanë në një zonë periferike të Tiranës. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeç, kur nisi edhe punën e parë.