Luana Vjollca ‘zjarr’ në paraqitjen e radhës në Instagram

Këngëtarja ka paralajmëruar diçka të re me imazhet e postuara.

Derisa i ka ekspozuar këmbët e gjata dhe belin e hollë, Luana Vjollca dukej në super-formë, shkruan lajmi.net.

E veshur me një palë xhinse dhe një bluzë me ngjyrë të verdhë, moderatorja ekspozoi hiret e bukura trupore ndërkohë, dukjen e saj e përfundoi me një palë take ngjyrë vjollce, çantë të vogël me ngjyrë rozë dhe makijazh, flokët e kapura prapa kokës.

“15 ditë”, shkroi në përshkrimin e postimit duke mos zbuluar se për çka bëhet fjalë./Lajmi/