“Lufta mbaron kur të fitojmë ne!”/ Zelensky ‘ultimatum’ Erdoganit: Ose me ne, ose me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një ‘ultimatum’ për homologun e tij turk, presidentin Rexhep Erdogan, në lidhje me politikën që po mban për konfliktim ne Rusinë.

Në një nintervistë për televizionin grek ERT, lideri ukrainas tha se Ankaraja mban standarde të dyfishta, pasi nga njëra anë mbështet Ukrainën dhe nga ana tjetër nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, duke hartuar paketa turistike për rusët. Sipas tij, Turqia duhet të vendosë se në krah të kujt do të jetë.

“Duhet të bëjmë gjithçka për pasur të gjitha vendet në anën tonë, sepse Ukraina ka nevojë për partnerë dhe miq”, tha Zelensky për televizionin grek.

Zelensky iu referua edhe evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol. Ai tha se rusët kanë tentuar të çojnë civilët e evakuuar nga Mariupoli në Rusi.

Zelensky tha në mënyrë karakteristike se përgjigja në pyetjen “kur do të përfundojë lufta është kur Ukraina të fitojë”. Dhe kjo do të ndodhë së shpejti,” tha ai.

Ai vuri në dukje se Ukraina nuk dëshiron të jetë e pavarur me fjalë, por në vepra.