Luka Modriç mund të firmosë me Juventusin në verë

Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Luka Modric duket se po kalon një rini të dytë te Real Madridi, pasi gëzon një formë të mrekullueshme sportive. Megjithatë, ai mund të largohet në merkaton e verës. Sipas mediave spanjolle, mesfushori ka marrë një ofertë nga Juventusi Kontrata e tij me Real Madridin skadon më 30 qershor dhe ende nuk ka një ofertë në tavolinë për të vazhduar në “Santiago Bernabeu”.

Sipas gazetës spanjolle AS, Modric ka marrë dy oferta deri tani, njëra nga Katari dhe tjetra nga Juventusi. Bardhezinjtë kanë një krizë në mesfushë dhe kanë shumë nevojë për një lojtar fantazist, diçka që Arthur Melo nuk e ka ofruar që kur u bashkua nga Barcelona. Modric do të ishte një kombinim ideal i klasit dhe përvojës, si dhe do të ishte lojtar i lirë. Futbollisti kroat ka qenë te Real Madrid që kur u largua nga Tottenham në vitin 2012.