Luks i shfrenuar/Deputetet plot sharm dhe elegancë para Kuvendit, Kryemadhi me “look” të ri edhe në këtë seancë (Foto)

Paraditen e sotme nisi seanca e dytë plenare, ku u prezantua programi i qeverisë “Rama 3”. Edhe në këtë seancë tërhoqën vëmendjen me look-un e tyre deputetet e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ra në sy, ku kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të ëmbël dhe me flokë të kapura, ndërsa theksonte linjat elegante të saj, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë.

Deputetet e maxhorancës kishin zgjedhur që të paraqiteshin në Kuvend me xhaketë dhe pantallona, një veshje me stil dhe serioze.

Ndërsa në seancën e kaluar Kryemadhi u shfaq e veshur me një stil elegant dhe plot sharm, ku mbante veshur një këmishë të bardhë me jakë, të cilën e kishte kombinuar me një fund me topa.