Lushnjë/ Ky është pronari i lokalit që u ekzekutua me breshëri plumbash

Është publikuar fotoja e Bledar Muçajt, 34-vjeçari (në fillim u raportua 40) i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme në lokalin e tij në qendër të Lushnjës. Ai ishte nën shoqërinë e disa miqve kur autorët e dyshuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë nga një makinë tip “Golf” dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Për pasojë, Muçaj ka humbur jetën ndërsa u plagosën tre persona të tjerë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Muçaj u transportua menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.