“Ma vranë djalin, më sollën rripin e …”/ U gjet i vdekur në Komisariatin e Kavajës, rrënqeth e ëma e Ilvi Metës

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Komisariatin e Kavajës, ku i riu Ilvi Meta, u vetëvra.

Familjarët e tij kanë dyshime se ai mund të jetë vrarë pasi ai nuk kishte shfaqur kurrë shenja depresioni që të ndërmerrte një akt të tillë.

Mamaja e tij Zinie Meta gjatë një emisioni në “Euronews Albania”, tha se djali i saj është vrarë nga policia dhe se këtë çështje duhet ta ndjekë shteti.

“Ma vranë. Megjithëse ma kapën, por ma kanë vrarë. Djali ka qenë i operuar me stomak, ma kanë vrarë. Policia. Më sollën rripin e djalit. Ato që ma kanë vrarë djalin, nuk di çfarë të them, ta shohë shteti. Unë nuk jam mësuar me vjedhje, jetoj në barake,” tha ajo.