Macron mposht Le Pen, rizgjidhet president i Francës me 58% të votave

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mundur rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash. Sipas rezultateve të Exit Poll-eve, Emmanuel Macron parashikohet që të marrë 58.2% të votave, duke lënë pas kandidaten e krahut të djathtë Marinë Le Pen, e cila ka marrë 41.8% të votave. Në një reagim, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, u tha mbështetësve të saj se rezultati është një fitore për partinë e saj.

Sipas një analize të të dhënave të votimit nga anketuesit Ipsos & Sopra Steria të kryer për transmetuesit France Televisions dhe Radio, Macron do të jetë presidenti i parë francez që rizgjidhet në 20 vitet e fundit.