Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy persona në Fier

Tra gjeditë nuk kanë të ndalur ditën e sotme në Shqipëri. Pas tre viktimave që u m bytën në plazhet e vendit, dy të tjerë kanë humbur jetën në një a ksident në Fier. Makina doli nga rruga në zonën naftëmbajtëse në Marinzë dhe ra në kanal. Për pasojë dy persona kanë h umbur jetën.

Paraprakisht mendohet se viktimat janë punonjës sigurie. Dyshohet se shoferit i ka rënë infarkt ndaj mjeti doli nga rruga dhe ndodhi tr agjedia.

Policia e Fierit, autoambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes./BW