Makina përfundon në kopshtin e fëmijëve, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Itali- Një grup fëmijësh që po luanin në kopshtin e çerdhes u përplasën nga një makinë e cila depërtoi gardhin e jashtëm dhe goditi të vegjlit.

Një 4-vjeçar ka humbur jetën, një tjetër në të njëjtën moshë është në gjendje të rëndë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ndodhi në një çerdhe në L’Aquila, Itali.

Fëmijët janë nga tre deri në pesë vjeç.

Fëmija i plagosur rëndë u transportua me helikopter shpëtimi në një spital në Romë dhe tani është në një prognozë konfidenciale.

Makina ka qenë e parkuar në një rrugë tatëpjetë, kur për arsye ende të paqarta ajo është nisur.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses, policia dhe karabinierët të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit. noa.al