Makina shpërthen sapo mbushet në pompën e benzinës në Shqipëri (VIDEO)

Një rast ka shpërthyer pak metra pasi ishte nisur të largohet nga një pikë e karburantit ku ishte furnizuar me gaz.

Rasti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vloçisht.

Në pamje shihet se pas shpërthimit të fuqishëm, makina është përfshirë nga flakët, që del fuqishëm edhe nga bagazhi, ndërkohë shihet se shoferi dhe pasagjeri dalin me shpejtësi nga mjeti, duke hapur dyert.