Mami ia kërkoi për nuse, Atdheu nuk i ndahet tani Bora Zemanit

Atdhe Xharavina e ka shfaqur shpeshherë hapur pëlqimin për Bora Zemanin. Madje i ftuar në emisionin “Te shoqja” kur u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse, ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin.

Dhe pas kësaj deklarate Atdheu nuk i ndahet Borës. Së fundmi ai ka filmuar Borën nga televizori dhe ka treguar se i mungon shumë.

“Tani që po të shoh përmes ekranit, po më mungon edhe më shumë”, shkruan Atdheu.