Manja premtoi rritje rrogash, policët e burgjeve: Ne s’kemi uniforma, po na detyrojnë të lëmë punën e të ikim jashtë

Abuzimet me tenderat në vendin tonë vijojnë të jenë një problem i madh për shqiptarët pasi lekët e tyre harxhohen por asgjë s’del në dritë. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve kjo është një e vërtetë e hidhur pasi kanë vite që s’kanë uniforma të reja dhe rritja e rrogave s’duket asgjëkundi.

Para pak muajsh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha gjatë një interpelance plenare ai tha se ka nisur rritja e rrogave. Por duket se fjalët e tij janë vetëm premtime boshe e propagandë pasi punonjësit e burgjeve ende s’e dinë çfarë është rritja e rrogave. Sipas tyre IEVP-të dhe burgjet në Shqipëri janë institucionet më të diskriminuara në vend pasi rroga 400 mijë lekëshe s’është asgjë para punës që bëjnë dhe rrezikut që iu kanoset.

Punonjësit e burgjeve duan që ata të vlerësohen dhe të marrin atë që meritojnë për punën që bëjnë pasi po detyrohen të largohen nga puna e më keq fare edhe nga vendi. Shumë punonjës burgjesh kanë bërë kërkesa për t’u larguar pasi nuk përballojnë dot kushtet e jetesës në vendin tonê dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Sipas tyre nëse sindikatat nuk marrin masa, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve do të bjerë në kolaps.

Mesazhi i punonjësve të burgjeve:

Pershendetje! Ne qe po ju shkruajm jemi disa punonjes se Policis se Burgjeve. Nga ana e ministrit te drejtesis para disa muajsh na esht premtuar rritje rroge na jan premtuar uniforma gje qe kemi vite qe nuk i marim tenderat behen dhe i marin leket nga taksat tona dhe uniforma nuk sjellin..IEVP dhe Burgjet ne vend jan institucionet me te diskriminuar ne Shqiperi ku rroga esht 400 mij lek te vjetra.! Dhe per kto 400 mij lek te vjetra perballemi perdit me kriminel nga me te ndryshem dhe po na rrezikohet jeta si brenda dhe jasht institucioneve kjo faktohet dhe nga largimi i ish drejtorit te 313 nga kercenimet e marra..ju lutem te ngreni zerin dhe per ne sepse me kto cmime qe jan dita dites ne rritje dhe me kto rroga nuk perballohet jetesa..shum koleg nga te gjitha burgjet kan ber kerkesa dhe jan larguar nga puna kjo esht lehtesisht e verifikushme nqs nuk meren masa nga sindikata po detyrohemi te lejm punen ne kete moshe dhe te marrim rruget e emigrimit drejtoria e pergjithshme e burgjeve ka per te rene ne nje kolaps te madh..ju lutem anonim vlla se skemi ku te perplasemi…