Mban titullin kampion në veri të Shqipërisë/ Vendi më i vizituar nga turistët këtë sezon

Duket se veriu i Shqipërisë do mbetet një zgjedhje e përhershme e turistëve të huaj e jo vetëm. Majat e larta, ajri i pastër, gjelbërimi e freskia që të ofrojnë vendet veriore të Shqipërisë së bukur janë të paçmuara.

Rezulton se ndër më të preferuarat edhe këtë sezon turistik është Malësia e Madhe. Çdo vit kjo zonë tërheq një numër të madh turistësh të cilët bëjnë ecje në mal dhe ngrenë çadra kampingu duke u bërë njësh me natyrën.

Vermoshi dhe Lëpusha janë pikat turistike që mbajnë vendin e parë për prenotime, duke qenë se nuk janë prekur as nga rritja e çmimeve.