Mbante semaforë në kopshtin e tij, 32-vjeçari në prag të burgut

Një australian, baba i tre fëmijëve është akuzuar se ka vjedhur disa semaforë me vlerë 142,000 paund në Melburn. Tani do pyesni përse. 32-vjeçari i identifikuar si Ryan Purdie i përdorte ato për të mësuar programet e sigurisë rrugore në shkollat fillore.

Por, siç duket dikush e spiunoi e për pasojë shtëpia e tij u mbush me forca të shumta policore. Sipas mediave të huaja, ai përfundoi në Gjykatën e Magjistraturës së Melburnit dhe akuzohet për vjedhje, ndërsa mund të futet edhe në burg.

Purdie shpjegoi se ka mbledhur dhe restauruar pothuajse 70 semaforë gjatë pesë viteve të fundit, disa prej të cilave ua ka dhuruar edhe shkollave.

Ai u frymëzua të fillonte të mblidhte semaforë, pasi vuri re se programet e sigurisë rrugore të për fëmijët ishin të pakta.