




Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në facebook, mbërritjen e 44, 460 dozave të vaksinës Pfizer në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Teksa publikon shifrat e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri, Rama i bën apel qytetarëve që të shfrytëzojnë ditët e hapura të vaksinimit masiv të muajit gusht për të marrë injektimin.





Postimi i plotë: 44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv