Mbrojtja e të drejtave LGBTI, Shqipëria në vendin e 28-të në Evropë

Malta mbetet vendi më i mirë në Evropë për të drejtat e komunitetit LGBT+, sipas një raporti vjetor nga ILGA-Europe. Në raport thuhet se Malta ka politikat, ligjet dhe praktikat më të mira por që nuk diskriminojnë komunitetet LGBT+. Shteti i vogël anëtar i Bashkimit Evropian ka kryesuar tabelën “Rainbow Europe” që nga viti 2016.

Ndërkohë Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut në listën për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT +, pasi vendi ynë renditet në vendin e 28 të listës me 49 shtete, ndërsa Maqedonia e Veriut në vendin e 31. Sondazhi i kryer nga aleanca zbuloi se 79% e të anketuarve LGBTI largohen nga Shqipëria për shkak të diskriminimit. Ndërkohë dhjetra persona të tjerë të komunitetit LGBTI i drejtohen organizatave për mbështetje në kërkimin e azilit në BE.

Në Rajon, Mali i Zi kryeson listën pasi renditet në vendin e 8, Greqia në vendin e 17, Bosnje Hercegovina në vendin e 22, Serbia e 23-ta dhe Kosova në vendin e 25. Danimarka u ngjit me shtatë vende duke u renditur në vend të dytë pas Belgjikës, shtet që së fundmi njoftoi se deri në fund të këtij viti do të ndalë me ligj të ashtuquajturat ‘terapitë e konvertimit’. Azerbajxhani, Turqia, Rusia dhe Armenia janë në skajin tjetër të grafikut si shtetet me ligjet më të dobëta në botë në mbrojtjen e LGBTI, ndërsa për sa i përket BE-së janë Polonia, Rumania dhe Bullgaria.