Mbyllen dyert e selisë së PD për herë të parë! Kontrollohen personat që hyjnë, frika e mundshme

Gazetarët politikë në terren të gjendur në selinë e PD pas vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës, konfirmojnë për mediat se dyert e selisë blu janë mbyllur. Të gjithë personat që tentojnë të futen kontrollohen më parë. Askush i jashtëm nuk lejohet të futet, gjë që nuk ka ndodhur më parë me selinë e PD. Mendohet se ky akt i atribuohet një frike të mundshme për përplasje midis mbështetësve të Berishës dhe Bashës.