“Me çfarë merresh në Londër?”, gazetari “mistrec” vë në siklet G Banin

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar dhe autor i disa hiteve siç është bashkëpunimi me Crazy Girl- “Të Dua” prej kohësh jeton në Londër.

I pyetur se çfarë bën në Londër, G Bani tha se edhe nëse do të merrej me punë të cilat mburren kolegët që jetojnë në Londër nuk do t’i promovonte. Ai tha se jeta e tij është mes muzikës dhe industrisë së ndërtimit ku është menaxher.

“Edhe sikur të merresha me aktivitete të tilla me të cilat mburren kolegë të ndryshëm që jetojnë atje, nuk do guxoja ta promovoja sepse është gabim edhe nga ana morale, por është gabim edhe kushdo që e bën i ka parë vetëm sherrin. Unë merrem me 3 industri të ndryshme, me atë të ndërtimeve ku kam rol menaxherial. Pastaj merrem me muzikë pasi nuk shkëputem dot dhe nuk dua të shkëputem,” tha G Bani.