Me çfarë po ushqehen shqiptarët? Eksperti ngre alarmin: Prindërit të bëjnë kujdes sepse në akullore ka….

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Alert, Granit Sokolaj, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, duke folur për sigurinë e ushqimeve, deklaroi se ka akullore që janë me probleme higjenike.

Sa akullore konsumojnë shqiptarët… |

Sokolaj thekson se duke qenë se akulloret janë më të konsumuara, fëmijët janë më të rre zikuarit.

“Kemi investiguar produkte ushqimesh, që kanë problematika të ndryshme, që kanë përbërje të ndryshme të bakterieve, ka debat të madh për proteinën e bukës, kemi investuar vlerat kimike. Target grupi më i rre zikuar janë fëmijët, por edhe të rriturit. Kjo sa i përket akulloreve, sidomos, që konsumohen goxha tashmë në verë.

Kemi marrë m onstra të akullores dhe i kemi ana lizuar në laborator në Tiranë. Akulloret, të pesë monstrat kanë rezultuar me probleme. Qumështit dhe vezët ndonjëherë janë me probleme, por edhe uji. Tirana i ka produktet disi më të kontrolluara, ndërsa gjendja në rrethe është akoma më e rëndë”, u shpreh Sokolaj.