Me dy plumba në bark, ky është 44-vjeçari i plagosur në Lushnje

Lushnje– Del foto e Kujtim Memës, 44-vjeçarit që iu bë atentat në Lushnje.

Burime për Noa.al informojnë se Mema ka marrë dy plumba në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të njëjtat burime shprehen se 44-vjeçari ka qenë në lokal kur një person me syze dhe me kapuç ka qëlluar me pistoletë me silensiator ndaj tij. Më pasi ai është larguar në këmbë,

Kujtim Mema është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shërbim më të specializuar.

Ende mbeten mister shkaqet dhe rrethanat e krimit.