“Me fejuan me zor, heImova veten dhe fëmijët”, historia tra gjike e Matildës dhe…

“Në moshën 17-vjeçare unë u fejova me shkuesi. Pimë një kafe, i dhamë llafin njëri-tjetrit dhe nuk kishim kohë që të njiheshim. Deri në Gusht të 2008-s që u martuam, pas një viti erdhi djali. Gjatë kësaj kohe çdo gjë në rregull. Pastaj pas një viti erdhi një shtatzëni tjetër, edhe aty filluan edhe debatet. Nuk ishte aq i pritur ai fëmijë, pavarësisht se im shoq e dëshironte shumë. Ishte një shtatzëni shumë e shpejtë e dyta dhe nuk e donin aq shumë. Unë isha pa punë, im shoq punonte, por nuk kishim ndonjë të ardhur të madhe. Ishte kjo fraza që ju jeni 4 vetë, ndërsa ne jemi 2 apo 3, sa ishim ne në atë kohë. Aty filloi gjithçka…”