Me pushime në Mykonos/ Vdes 22-vjeçari, goditet nga helika e helikopterit: Donte të bënte SELFIE!

Një foto selfie duket se i ka kushtuar jetën 22-vjeçarit britanik Jack Fenton, i cili vdiq tragjikisht kur u godit nga helika e helikopterit.

Sipas një raportimi në faqen zyrtare të gazetës britanike DailyMail, 22-vjeçari Jack Fenton po përdorte celularin për të bërë një foto kur u godit nga helika.

Mediat në Angli deklarojnë se piloti i helikopterit mund të përballet me akuza për vrasje, nëse hetimet vërtetojnë se ai u tha pasagjerëve të dilnin nga helikopteri përpara se motorët të fiken dhe të ndalonin helikat.

Daily Mail flet për një familje të pasur, me 22-vjeçarin Jack Fenton, student në Oxford Brookes, që ka mbaruar një shkollë private në Maidstone, Kent, ku në vit kushton 36,000 £.

22-vjeçari kishte marrë një helikopter për të shëtitur pothuajse të gjithë Greqinë, por më shumë Mykonos.