Me vlerë mbi 50.000 euro, vidhet gjatë natës Range Roveri luksoz në Sarandë

Një mjet luksoz tip Range Rover është vjedhur gjatë natës në Sarandë. Mësohet se ngjarja kaa ndodhur natën e kaluar, në qytetin bregdetar.

Mjeti me vlerë mbi 50.000 euro ka qenë i parkuar, shkruan newsbomb.al dhe zhdukja e tij është kuptuar vetëm mëngjesin e sotëm. Kur pronari ka shkuar për ta lëvizur, ka konstatuar se mjeti i tij nuk ndodhej në vendparkim.

Në këto kushte, ai i është drejtuar Policisë së Sarandës, për të denoncuar zhdukjen e mjetit të tij dhe gjetjen sa më parë.