Mes viktimave të aksidentit tragjik, ky është shoferi që vdiq bashkë me pasagjerët në Qafë Muzinë

Ndërkohë që ka shkuar në pesë numri i viktimave të aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, abcnews.al ka zbardhur emrin e shoferit të furgonit ku ndodhi tragjedia. Mësohet se bëhet fjalë për Bardhi Prodon, i cili bënte linjën Tiranë-Sarandë dhe anasjelltas.

Bardhi Prodo, shoferi i furgonit te tragjedise ne Qafe Muzine, i cili mbeti i vdekur bashke me 4 pasagjeret
Siç bën me dije për abcnews.al shefi i Zjarrfikësës së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos patur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.

Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe.