Mevlani zbulon pse ende është beqar, tregon kushtin e papranushëm që i vendosin vajzat

Mevlan Shaba ishte i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ku u diskutua ndikimi i vjehrrës/vjehrrit në marrëdhëniet në çift. Mevlani u shpreh nuk është keq që gruaja të bëjë punët e shtëpisë dhe të ndihmojë vjehrrën.

I pyetur nga Bieta nëse do të dëshironte të jetonte në të njëjtën shtëpi me prindërit pas martesës, Mevlani pranoi që po.

“Unë besoj që nëna dhe babai janë gjëja më e shtrenjtë në jetë, kështu që përderisa ndenjëm aq vite me ta dhe na rritën, si t’i braktisim tani. Ka shumë raste kur vajzat vënë kushte për të mos jetuar në të njëjtën shtëpi me vjehrrën që në fillimet e njohjes. Nuk bën kjo!”, u shpreh ai.