Mjekët nuk i dhanë fije shprese. Gruaja e tij refuzoi t’i fiknin makineritë që e mbanin gjallë, 39-vjeçari mund Koronavirusin

Ishte fillimi i muajit janar, kur Adam Banks u diagnostikua për herë të parë me Covid-19. Ajo që presupozohej se do të ishte një virus i thjeshtë, duke patur parasysh se ai bënte një jetë të shëndetshme, në të vërtetë rezultoi një në sagë vuajtjesh për të dhë familjen e tij, e cila u gjen para dilemës së vështirë për të fikur ose jo makinerinë që e mbante në jetë. 39-vjeçari britanik, baba i dy fëmijëve, kaloi 3 muaj në spital i lidhur pas një bombule oksigjeni derisa përfundoi në gjendje kome për 6 javë, pasi kishte të dëmtuara rreth 90% të mushkërive.

“Mjekët nuk më dhanë shpresë pasi mushkëritë e mia ishin tejet të dëmtuara. Ata i kërkuan gruan sime të zgjidhte, por jo refuzoi të fikte ventilatorin e mushkërive dhe iu lut mjekëve të gjejnë një mundësi tjetër,” thotë Adam Banks, i cili jeton me gruan e tij dhe dy fëmijët adoleshentë në Hutton Rudby, North Yorkshire.

Në përpjekjen e fundit për ta shpëtuar, Banks u transferua në një spital të Leicester, ku mjekët e vendosën në një makinë oksigjenimi të membranës ekstrakorporale (ECMO) për të mbajtur gjallë mushkëritë dhe zemrën e tij, dhe rezultatet ishin mbresëlënëse. Burri anglez, ka bërë publike së fundmi historinë e tij. Në një foto të publikuar së fundmi në rrjetet e tij sociale, ku shkruan se ka humbur plot 30 kg gjatë sprovës së tij në spital.