Mjekja me mbulesë nga Ulqini e cila specializoi në Shkup, po arrin majat e suksesit

Goga thotë: “Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, aty kam zemrën dhe mendjen. I jam mirënjohëse dhe falënderuese së pari familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, miqve të cilët ishin dhe mbeten motivi im. Mbi te gjitha lavdi Zotit që më dha gjithçka që më bën të ndihem e bekuar në ketë rreth ku jetoj.”

Prof. Ass. Dr.Sc.Vildana Goga-Çmega Onkologe- Radioterapeute, lindi me 25.11.1978 ne Tivar, me prejardhje nga familja Goga( Vehbi dhe Bone) nga Kollomza/ Ulqin.

Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Ulqin, duke u vlerësuar ndër të gjitha vitet e shkollimit si nxënëse e dalluar në gjimnazin “Vëllazërim Bashkim”, dega gjimnaz i përgjithshëm .

Që atëherë edhe filloi ëndrra e saj në fushën e mjekësisë.

Gjate viteve 97-98, vijoi fakultetin e sapo hapur të mjekësisë në Podgoricë si studentja e parë shqiptare e këtij fakulteti, ndër 40 studentët e parë të regjistruar në degën e Mjekësisë se Përgjithshme. Pavarësisht sfidave te cilat i dolën përpara gjatë kohës së saj në Podgoricë, filluar nga distanca familjare ,mungesa e materialit në gjuhën shqipe, mangësitë në të folurit e gjuhës sllave, përkundër kësaj si rezultat i punës dhe talentit iu ofrua bursë universitare. Si nevojë për tu referua materialeve mjekësore në gjuhë te huaja, ndjek kurset e gjuhëve të huaja dhe ajo sot flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane, malazeze dhe maqedonase.

Ne vitin 2000, u shpërngul në Prishtinë, ku vazhdoi të vijojë fakultetin e mjekësisë-dega Mjekësi e Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po në mars të ati viti vendos përfundimisht të jetojë dhe veprojë në Kosovë, në marrëveshje me bashkëshortin e sajë. Përfundon fakultetin e Mjekësisë në vitin 2004 si studentja me e dalluar, dhe e vlerësuar për arritje.

Vështirësitë qe has janë te shumta. Këtu filloi rrugëtimi i saj si një grua e mbuluar, ( mbulesë Islame) e po për ketë fillojnë aluzione të shumta ndaj saj. Mirëpo, këto nuk e ndalen.
Në vitin 2005 u punësua si mjeke e përgjithshme në Podujevë, ku vazhdoi të punoje për dy vjet ,deri ne vitin 2007, vit që fillon edhe specializimin në Onkologji me Radioterapi, drejtim për herë të parë i hapur për specializim ne Kosove.

Pas tre muajve të regjistrimit në specializim, si pasojë e mungesës së kuadrove në atë lëmi, duke u përkrahur simbolikisht nga shteti, ajo detyrohet të shkojë në Shkup për te zhvilluar njohuritë në ketë fushë të re për ne .

Pavarësisht se u detyrua të ndryshoje vendbanim dhe vendin të punës, e te rris fëmijët e vegjël në një botë krejt ndryshe nga e jona , ajo përfundon specializimin 5 vjeçar në Shkup, në Universitetin shtetërorë Kiril dhe Metodi.

Ne vitin 2011 u kthye prapë në Kosovë, ky filloi të punojë në repartin e Onkologjisë në QKUK. Shumë shpejt u shndërrua në një nga personalitetet me të mirëpritura të fushës së mjekësisë në vendin tonë dhe përtej, duke marrë pjesë në kongrese, seminare, trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare. Për një kohë të gjatë ishte asistente e angazhuar ne fakultetin e mjekësisë në lëndën e Onkologjisë, e po në ketë lëmi u bë ko-autore e librit të Onkologjisë për studentet e mjekësisë.

Duke dashur që njohuritë e saj të zgjerohen më shumë, dhe të inkuadrohet në arsim, regjistron doktoratën në lëmine e Onkologjisë me Radioterapi, duke u rikthyer Shkupit në Universitetin shtetërorë “Kiril dhe Metodi”. E atë e përfundoi në vitin 2018 me temën “Efektet anësore në traktin urinar gjatë trajtimit me Radioterapi tek malinjit etet e pelvikut” dhe fiton titullin Doktor i Shkencave Mjekësore. Pas këtij titulli angazhohet ligjëruese në kolegje private mjekësore në Prishtinë: AAB, dhe Heimerer, si dhe ne Universitetin Shtetëror të Mjekësisë “Fehmi Agani “në Gjakove.

Ne vitin 2021 gradohet me titullin Profesor Asistent ne kolegjin mjekësor Alma Mater Europaea “Rezonanca”, ku dhe vazhdon punën arsimore, profesoreshe e Lendes se Onkologjisë me Radioterapi.
Ajo nuk ka të ndalur. Deri tani ka dy publikime autoriale në revista prestigjioze mjekësore, dhe shumë bashkëpunime ko autoriale. Është koordinatore për Cilësi dhe Siguri të shërbimeve shëndetësore në Kliniken e Onkologjisë. Mentore e respektuar nga specializantet e fushës së saj.

Shefe e repartit të Kimioterapisë ne QKUK, dhe zv. Drejtoreshë e kësaj klinike.
Goga thotë: “Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, aty kam zemrën dhe mendjen. I jam mirënjohëse dhe falënderuese së pari familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, miqve të cilët ishin dhe mbeten motivi im. Mbi te gjitha lavdi Zotit që më dha gjithçka që më bën të ndihem e bekuar në ketë rreth ku jetoj.”