Momenti tronditës kur aktori njohur mëson se ka vrarë regjisoren! Vë duart në kokë, unë dua të shkoj dhe të… (VIDEO)

Një video e re është publikuar, ku tregon momentin kur aktori Alec Baldwin merr vesh që regjisorja e filmit të tij ka ndërruar jetë nga plumbi që ai lëshoi në drejtim të saj.

Në momentin e siguruar nga Dailymail, duket qartë momenti kur Policia njofton aktorin se 42-vjeçarja nuk u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa Baldwin shokohet dhe dëgjohet teksa thotë: Jo!

Ai mban gojën me dorë në formë shoku për të paktën 25 sekonda dhe më pas shtrëngon zemrën. Më pas, kur mbledh veten, pyet nëse mund të telefonojë bashkëshorten.

“Dua të telefonoj gruan time. Ctelefonoj gruan time,”-thotë ai teksa del nga dhoma duke mbajtur kokën me duar.