Mori 3 plumba sot në këmbë, ish-kandidati për kreun e PS: Motivi i plagosjes politik

Ardit Kërtusha është 31-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në lokalin e Noizyt te Currilat në Durrës. Duke folur për “FaxNews”, Kërtusha ka deklaruar se plagosja e tij ka ndodhur për motive politike. Ndërkohë policia ka deklaruar se plagosja e tij ka ndodhur pas një konflikti të çastit me një person me të cilin ishte në lokal. 31-vjeçari ka marrë 3 plumba në këmbë por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kërtusha është një figurë e njohur politike në Durrës pasi për vite me radhë ka qenë një socialist i zjarrtë i cili në vitin 2020 kandidioi edhe për kreun e PS në Durrës por më pas u tërhoq.

Por para zgjedhjeve të 25 prillit, Kërtusha iu bashkua Partisë Demokratike dhe zhvilloi takime me Lulzim Bashën. Ish kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit u shpreh asaj kohe se qyteti ishte peng i interesave të Dakos