Mori peng Ersidën dhe e mbajti me forcë në hotel për 7 ditë,ja si arrestohet lushnjari

Është gjetur pas 7 ditësh e zhdukur, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi. Ersida ka deklaruar se është mbajtur peng nga një person me iniciale M.M. 30-vjeçarja është larguar nga shtëpia ditën e hënë, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të. Sot është arrestuar edhe lushnjari që kreu maredhenie me 30-vjeçaren nga Durrësi.

Uniformat blu bëjnë me dije se pengmarrësi është një 32-vjeçar nga Lushnja, i dënuar më parë për pengmarrje, “Heqja e paligjshme e lirisë”. Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme 30-vjeçares duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie me të, dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Por sipas te riut nga Lushnja, ai dhe Ersida njiheshin me njeri tjetrin dhe kane pasur histori dashurie mes tyre.