Motorristët së shpejti mund të ngelin pa punë, testohet roboti që shpërndan vetë

Kompania Uber, e cila ka pretenduar prej kohësh se automatizimi është çelësi për përfitimin e saj në të ardhmen, po lançon dy programe testimi për të ofruar Uber Eats në Los Anxhelos këtë muaj. Kjo do të realizohet duke përfshirë robotë me katër rrota që rrotullohen në trotuare për udhëtime të shkurtra, si dhe makina vetë-drejtuese (pa shofer) për distanca më të gjata.

Duke filluar nga e hëna, klientëve të Uber Eats do t’u jepet mundësia që ushqimet e tyre të dorëzohen nga një prej robotëve, në vend të një shpërndarjeje tradicionale njerëzore. Klientët do të marrin udhëzime në aplikacionin Uber se si të marrin ushqimin e tyre nga brenda robotit.

Roboti i ngjan një frigoriferi të vogël shumëngjyrësh në rrota, me një kapak që hapet për të marrë ushqimin që ndodhet brenda. Roboti, i cili do të operojë në Ëest Hollyëood, ka fenerë që i ngjajnë syve, duke e bërë atë të duket si diçka e dalë nga një film vizatimor.