Motrat bejne sh err për pronat para avokates, Eni Çobani i le pa mend me përgjigjen

Luljeta dhe Polikseni janë dy motra mes të cilave ka një ko nflikt shumë të madh. Shkak është bërë një pronë e hallës së tyre, që pretendohet nga të dyja. Ligjërisht, prona në fjalë është e mbesës së burrit të hallës.

Bëhet fjalë për një histori të nisur vite më parë, ku duket se pasuria e bashkëshortëve Pandora dhe Spiro Kika, të cilët nuk jetojnë më, përfshiu disa persona dhe mbi të gjitha u bë shkak edhe për pr oblemet në marrëdh ënien mes motrave. Si qëndron e vërteta dhe a do të mund të lenë mënjanë ndasitë dy motrat që këtë të diel ishin pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq”?

“Bëhet fjalë për një banesë në zonën e ish-Bllokut, tek Libri Universitar. Aty ndodhej halla ime me bashkëshortin. Nuk kishin fëmijë dhe gjatë gjithë kohës na kanë pasur ne mbështetje. Familja vendosi Poliksenin për t’i mbajtur hallën me burrin, por Polikseni i br aktisi. I mbajti një farë kohe dhe iku. Ne i thamë motër shërbeji sepse ti ke pak mundësi më shumë. Unë nuk e di sesi ajo e ka bërë këtë gjë dhe i ka bra ktisur”, tregon Luljeta.