Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron Tryezën e Iftarit

“Kënaqësi e veçantë rikthimi në Tryezën e Iftarit pas dy vjetësh të paprecedentë nën sulmin e pandemisë.’’

Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në Tryezën e Iftarit të shtuar nga kryeministria për komunitetin mysliman.

‘’Jam i lumtur sot që pas 2 vitesh ndare dhe kufizimesh, si pasojë e një sulmi të paprecedent pandemik, gjendemi rreth tryezës së iftarit. Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyet tek unë një ndjesia paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë times. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues’, tha Rama.

Rama tha se thelbi i kësaj tryeze është Islami. Sipas tij, Islami është një dhuratë për njerëzimin të cilin është gjynah ta refuzosh./abcnews.al/