Muç Nano “shthurr” gojën për Sali Berishën: Ai është njeriu më i pacipë e më i pështirë

Analisti Muç Nano shkruan për ngjarjet e fundit që kanë përfshirë selinë blu. Nano e quan Berishën një njeri të pacipë dhe të pështirë.

“Sali Berisha është njeriu më i pacipë e më i pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë, e jo thjesht në jetën reale. Edhe në libra e filma rrallë kam hasur një njeri më të pacipë e më të pështirë. Dhe nuk të zhgënjen kurrë: “mbetet i tillë deri në fund”, shkruan analisti Muç Nano.

Ditët e fundit ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një përballje me kryetarin e PD Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për përjashimin e paraardhësit të tij nga Grupi Parlamentar. Madje, Berisha ka nisur një lëvizje brenda PD për mbledhjen e firmave me qëllim rrëzimin e vendimit të Bashës.