“Na shohin si vend armik”, eksperti tregon se cili shtet ka sulmuar E-albania: Janë dy grupe të fuqishme

Të gjitha shërbimet që E-Albania ofron janë bllokuar për shkak të sulmeve kibernetike. Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço gjatë një emisioni televiziv tha se sulmet mund të jenë kryer nga grupe hackerash iranianë. Ai tha se këto sulme mund të kenë ardhur pas ngjarjeve të fundit me agjentë iranianë në Shqipëri.

Sipas tij mediat iraniane e cilësojnë Shqipërinë si një vend jo mik.

Ajo që nuk është thënë është se Shqipëria ka kohë që është në sulm të vazhueshëm kibernetik. E ngriti këtë shqetësim ministri i Mbrojtjes vitin e kaluar në parlament. Sulme ka pasur sidomos mbas 24 shkurtit, me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh për shumë shtete aleate të Ukrainës. Po në këtë rast ka dyshime se sulmi ka ardhur nga Irani, se ne kemi pasur disa ngjarje. Agjentë të gardës iraniane që janë arrestuar, janë vënë në hetim. Në mediat iraniane Shqipëria është cilësuar si vend armik. Janë dy grupe që janë shumë të fuqishme, “Blac Shadow” dhe “Deus” mund të kenë sulmuar sistemet tona të mbrojtjes teknologjike.
81% e sulmeve kibernetike kanë të bëjnë me gjobëvënie virtuale. Nuk hyn dot në ato informacione pa nëse nuk jep gjobën. Në rastin shqiptar jam në dilemë, por “Black Shadow” dhe “Deus” janë edhe për gjobëvënie dhe kryerjen e akteve terroriste ndaj vendeve armike.
Qeveria ka bërë mirë që i ka bërë shut down sistemit, ndryshe nuk do ekzistonte më. Qeveria duhet të marrë masa, të paguajë më mirë personat që merren me këtë. Është shumë e nevojshme qendra e mbrojtes kibernetike. Nuk bën një burim sulmin, janë të koordinuara mes hackerave dhe qeverive të vendeve jo mike. Do ketë sulme të intensifukuara.