Nda.let ndeshja në Novi Pazar të Serbisë: Tifo.zët bërtasin Hashim Thaçi, ata të Serb.isë Mladic (PAMJE)

Ndeshja kampionale ndërmjet Novi Pazarit dhe Partizanit të Beogradit është ndërprerë. Tifozët e kësaj të fundit filluan të thërrisnin emrin e Ratko Mladicit, përcjell Demokracia.com. E në kundërpërgjigjje të tyre dolën tifozët vendas të cilët filluan të thërrisnin emrin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

Emri i Hashim Thaçit ishte provokim i rëndë për Serbinë duke pasur parasysh faktin se ai ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalli Pavarësinë e Kosovës.