




Florian Marku, pasditen e sotme, do të ketë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës deri më tani në boksin profesionist. “Dinamiti” kuqezi do ta sfidojë rumunin Maksim Prodan në duelin e peshave të mesme që vlen titullin kampion në federatën IBFI.
Ndonëse do të ketë përballë një kundërshtar që mban titullin dhe që ka një bilanc prej 19 fitoresh dhe vetëm 1 barazimi, suksesi i Florian Markut konsiderohet si formalitet nga kompanitë e basteve, të cilat e kuotojnë me koeficientin 1.15.
Fitorja e Prodanit jepet me koeficient 6.25, ndërsa barazimi 29.
Florian Marku sonte (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier, shkruan Zeri.info.
Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.
Marku ka bërë një paralajmërim këtë mëngjes, duke shkruar se sot është dita e tij.
“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime” – ka shkruar boksieri shqiptar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.





Duket se Florian Marku, ia ka dalë mbanë të ulë peshën e tij dhe do të jetë gati për duelin e ditës së nesërme ndaj ukrainasit Maksim Prodan.
Luftëtari shqiptar ka postuar së fundmi një video speciale në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, teksa shkruan:
“Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet.Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dit neser esht fillimi dhe titulli i par per mua ne Box”, shkruan Florian Marku.
Vlen të theksohet se ceremonia e ndeshjeve fillon në orën 20:00 teksa duelet do të zhvillohen në stadiumin e Totenhemit.




