Ndezën qiririn për dritë/ Si u shkrumbua shtëpia në Memaliaj, një i plagosur rëndë

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Në banesë jetonin katër persona dhe mësohet se shkak është bërë një qiri i ndezur. Një nga pjesëtarët e familjes ka mbetur i plagosur rëndë.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale duke bërë që familjarët të mos kenë më një çati mbi kokë.