Ndodh çudia në Itali/ 31-vjeçarja shqiptare i shet foshnjen avokatit hom osek sual për shumën..

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pavia të Italisë ku një 31-vjeçare shqiptare shqiptare i ka shitur foshnjën e saj një çifti homoseksualësh. E reja shqiptare kishte mbetur shtatzënë me të ish-dashurin e saj dhe kishte vendosur ta shiste foshnjën për 70 mijë euro.

Për ta bërë sa më të besueshëm ngjarjen ajo kishte vendosur të martohej me avokatin homoseksual, i cili do të blinte foshnjen. Megjithëse nuk e kishte deklaruar haptazi se kishte prirje homoseksuale, avokati jetonte prej vitesh me të dashurin e tij.

Policia italiane hetoi mbi këtë ngjarje pas dyshimeve të para dhe nisi hetimet. Indicia e parë ishin disa lëvizje të dyshimta kalimi shumash të mëdha parash nga llogaria e avokatit tek ajo e 31-vjeçares shqiptare. Analiza e ADN kishte vërtetuar se foshnja nuk ishte i avokatit dhe kjo ishte prova përfundimtare që shqiptarja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, të pranonte skemën e sajuar.

Avokati italian do të regjistronte foshnjën në emër të tij dhe më pas shqiptarja do të përfitonte 70 mijë euro nga shitja. 31-vjeçarja shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.