Ndodh në Eurovision! Këngëtari i San Marinos puth kitaristin e tij

Mbrëmjen e sotme në Torino po zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit. Gjatë performancës shpërthyese të këngëtarit të San Marinos nuk munguan as puthjet mashkullore.

Këngëtari 31-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Lauro De Marinis bëri një performancë shpërthyese në skenë por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është puthja që ai shkëmbeu me kitaristin e tij. Në një moment teksa këndonte dhe kërcente në mënyrë sensuale ai u afrua dhe puthi kitaristin e tij.

Këngëtari i cili përfaqëson San Marinon me këngën e tij Stripper, kishte zgjedhur edhe një veshje tejet provokative pasi u shfaqe me një dantellë të tejdukshme që i tregonte gjithë trupin.