Ndodh në Seman/ Krijesa gjigande del në bregdet, pushuesit mbeten pa fjalë nga ajo që shohin

Në bregdetin e Semanit sot ka dalë një breshkë uji gjigande.Përmasat e saj janë 1 metër e gjatë dhe 65 cm e gjerë

Të mahnitur nga madhësia, pushuesit janë afruar për ta ndihmuar që breshka të rifutej sërish në ujë.

Me breshkën në krahë të cilën e ka mbajtur me shumë vështirësi për shkak të peshës, veterenieri Niku Kristuli që shihet në këtë foto, është futur në ujë për ta lënë atë më pas të lirë. Shoqëruar me duartrokitjet e pushuesëve për gjestin e veterinerit, breshka është larguar.