Në 2016 Ministria e Mbrojtjes u dha siguri, klosianët gjejnë të tjera predha luftarake në zonë

Pas zbulimit të një predhe granatahedhësi në afër të urës së fshatit Fullqet në shtratin e lumit Mat, në vendin e quajtur pazari i vjetër në Klos janë gjetur të tjera predha luftarake. Predhat janë konstatuar sërish nga banorët e zonës të cilët kanë qenë duke punuar tokën bujqësore në afërsi të ish repartit ushtarak. Predhat e konstatuara në Klos janë marrë nga ekspertët e repartit të xhenios pranë Forcave të Armatosura për t’i demontuar në Tiranë. Ndërkohë në Maj të vitit 2016, Ministria e Mbrojtjes i çertifikoi të sigurta tunelet e Klosit, ndërsa zona përreth këtyre tuneleve vijon të ketë municione luftarake ende të pashpërthyera.

https://static.joq-albania.com/imagesNew/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-06-at-1.51.53-PM.mp4?_=1