Në ditëlindjen e saj, Luana Vjollca na prezanton me projektin e jetës “Thuaje”

Luana Vjollca ka prezantuar projektin e saj më të ri. Gjatë festës së 30-vjetorit, Luana vendosi të improvizonte “Shiko kush luan” dhe para se të thoshte disa fjalë, me humor thirri edhe kapitenët. Luana zbuloi se projektin do e prezantojë shumë shpejt dhe në videon e siguruar nga “Neës31”, ajo e quan atë “projekti i jetës” teksa zbuloi se titullohet “Thuaje”.

Ky projekt do të jetë një projekt zemre, siç e quajti edhe vetë Luana, dhe do të ketë histori të vërteta.Ky është projekti i saj personal, teksa gjatë fjalimit bëri edhe një batutë duke thënë: “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?” Mos ndoshta nëpërmjet këtij fjalimi konfirmoi zërat që kanë qarkulluar për largimin nga “Top Channel”?

30-vjetori e gjen Luanën si një grua të plotësuar dhe të suksesshme e tashmë me një projekt të cilin sapo e ka realizuar.