Në Fushë-Kosovë bëhen copa, policia shtrin përtokë (PAMJE)

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona në Fushë-Kosovë për shkak se ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Nëna Tereza” të këtij qyteti.

Për shkak të rrahjet dhe nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar Iëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.”

“Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar Iëndime trupore. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.