Në Gjermani po trajnohen lopët për të shkuar në tualet, në mënyrë që të…

Lopët mund të stërviten për të shkuar në tualet, në mënyrë që të zvogëlojnë emetimet e gazrave serrë, kanë thënë studiuesit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në studimin, i cili u zhvillua në Gjermani, shkencëtarët i trajnuan kafshët të përdorin një tualet të caktuar. Urina e tyre u grumbullua dhe u trajtua.

Amoniaku nga urina e lopëve shndërrohet në oksid nitrik të gazit serë kur përzihet me tokën.

Në mbarë botën, rreth 10 për qind e të gjitha emetimeve të gazrave serrë nga aktivitetet njerëzore vijnë nga bagëtia.

Studiuesit u përpoqën të mësojnë 16 lopë të përdorin tualetin, në një fermë në pronësi të Institutit Kërkimor për Biologjinë e Kafshëve të Fermave.