Ne kete Fshat, çdo banor do te marre 140 mijë euro, ja arsyeja

Eksperimenti më i madh në “bërjen e parave nga taksapaguesit evropianë” po bëhet në një fshat të vogël në Italinë qendrore , i cili synon të luftojë problemin e urbanizimit dhe braktisjes rurale.

Ky fshat i vogël sapo ka siguruar 20 milionë euro nga Fondi i Rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian . Me pak fjalë, rreth 140 mijë euro për çdo banor. Qëllimi është “ndërtimi” i një ekonomie të qëndrueshme, e cila do të bindë të rinjtë të kthehen në fshatrat italiane.

Për shumë, ky eksperiment është një “dhuratë nga Zoti”, pasi nëse do të ketë sukses në praktikë, do t’u hapë rrugën fshatrave të tjerë të shkretë apo të braktisur, të cilët kërkojnë një litar shpëtimi për të kthyer rrugën drejt rënies ekonomike dhe të popullsisë.

Të mos harrojmë se nisma të ngjashme ka ndërmarrë edhe Airbnb , e cila ofron shtëpi falas në fshatin italian, me kusht që qiramarrësit të qëndrojnë në zonë për të paktën 12 muaj