Në lista e bënë këshilltare të Doktorit, reagon Bleona: Punoj vetëm për qeverinë amerikane

Ditën e sotme u publikuan listat për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës.

Në lista u publikuan emrat e disa këngëtarëve, aktorëve, miss-eve shqiptare dhe moderatoreve e mes tyre edhe emri i këngëtares shqiptare me banim në SHBA, Bleona Qerreti.

Këngëtarja ka sqaruar se lajmi nuk është i vërtetë dhe aktualisht ajo ndodhet jashtë Shqipërisë.

Pasi lajmi u bë viral këngëtarja ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale duke shpjeguar se pavarësisht se ka lindur në Shqipëri, ajo është shtetase amerikane dhe do të punonte vetëm për qeverinë e SHBA, nëse do vendoste të përfshihej në politikë.

“Kam lindur në Shqipëri, por jam shtetase amerikane. E dashuroj Shqipërinë por i jam besnike Shteteve të Bashkuara të SHBA, vendit tim. Nëse ndonjëherë do zgjidhja të punoja për një qeveri, do punoja vet