Në prag të dasmës së saj, Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti marrin vendimin e papritur! Ja detajet që tregojnë se raportet mes tyre nuk janë njëlloj

Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë se ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj, për hir të vajzës së tyre, Viktorias.

Ditën e djeshme, moderatorja zbuloi se më një tetor do të organizojë dasmën me Mark Frrokun, teksa tregoi edhe ftesat me anë të një postimi në rrjete sociale. Ndërkohë javën e kaluar, Aleksandri bëri publike lidhjen e re që ka nisur me një vajzë të panjohur për publikun, identitetin e së cilës nuk e zbuloi.

Duket se pas këtyre zhvillimeve në jetën personale të secilit, kanë ndikuar në marrëdhënien e mirë që Rudina dhe Aleksandri kanë pasur me njëri-tjetrin. Ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë re se dy ish-partnerët jo vetëm që nuk ndiqen më, por kanë fshirë edhe të gjitha fotot familjare që kishin bashkë.